ITALI- Një skenar i denjë për filma aksion. Kështu ka qenë dhe grabitja e ndodhur dje në vilën e një pronari hoteli të famshëm në Buggiano të Italisë, ndërsa protagonist janë bërë 4 shqiptarë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 22:30 në një vilë në Pistoia. Të maskuar dhe armatosur, (armë, thikë dhe shkop bejsbolli) autorët e grabitjes, si fillim kanë tërhequr zvarrë shërbyesen dhe janë futur në banesë, e më pas i kanë lidhur duart me ngjitës, bashkë me një të moshuar që ajo kujdesej.

Duke i drejtuar armët, shqiptarët i kanë kërkuar atyre që të tregonin se si hapej kasaforta e vilës, shkruan ‘Ansa’. Fill pas këtij episodi, në banesë ka ardhur pronari bashkë me gruan, 62 dhe 59 vjeç, ndërsa pas një përleshje me grabitësit, këta të fundit kanë arritur të shtrijnë përtokë kryefamiljarin.

Nën kërcënimin e armëve, shqiptarët i kanë marrë një orë ‘Rolex’, 300 euro që ai kishte në portofolin e tij, ndërsa gruas së italianit (pronar i një hoteli të famshëm) i morën 1000 euro. Për t’i shpëtuar policisë, grabitësit janë arratisur me mjetin tip ‘Lancia Y’ të pronares së shtëpisë. Po ashtu, mësohet se shërbyesja e vilës ishte një bashkatdhetarë e tyre, një vajzë 24-vjeçare. Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes spektakolare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: