TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha bën një tjetër denoncim në “Facebook” duke drejtuar gishtin e akuzës për vjedhjet e miliona eurove në banka, mbi një kandidat për deputet të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për Safet Gjicin, i renditur i dyti në listën e PS-së në Qarkun e Kukësit, i cili sipas Berishës është njeriu që vodhi miliona euro në bankë me rojet dhe fitoi 64 tenderë nga paratë e taksapaguesve me kompaninë që vodhi bankën. Denoncimi ka të bëjë me përdorimin e punonjësve të OSHEE-së dhe mësuesve në fushatën e tij.

STATUSI I BERISHËS

Qytetari dixhital denoncon:
-Pjesëmarrjen e OSHEE dhe mësuesve
-në fushatën e Gjicit të partisë, njeriut
që me rojet vodhi miliona euro në bankë dhe
-fitoi 64 tendera nga paratë e taksapaguesve me kompaninë që vodhi bankën. sb

“Prsh si je lideri i Shqipërisë jam nga Kukësi kemi biseduar në fcb desha të bëj një denoncim ja shikoi se si po përdoren punëtorët e OSHE të Kukësit në zonën e Shishtavecit dhe mësuesit në fushatë elektorale nga Safet Gjici kanditat për PS në Kukës. Dy fotot e para janë punëtorët e OSHE ndërsa në foton e tretë është mësues”.

Berisha denoncim

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb