Gjashtë në gjashtë. Është Bruno Mars mbreti i edicionit të 60 të Grammy, Oscarit të muzikës. Këngëtari ka fituar të gjitha çmimet për të cilat ishte nominuar.

Ai ka çuar në shtëpi titullin e albumit më të mirë (24KMagic), “Record of the year” dhe kënga më e mirë (“That’s What I Like”).

“O zoti im – tha këngëtari-Faleminderit të gjithëve, wow, Dua t’ja deikoj këtë çmim autorëve’. “Ata janë heronjtë e mi, ata janë mësuesit e mi. Ata e vënë bazën.

Ky album nuk do të ekzistonte po të mos ishin këta njerëz dhe ju e dini se është dashur të shpërndaj sos Marsi”, theksoi Bruno pasi rrëmbeu gjashtë çmime.

Këngëtari hauaian ka fituar çmimet më të famshme në Madison Square Garden të New York City, ku rikthehen çmimet Oscar të muzikës pas 15 vitesh.

Në fillim të mbrëmjes dukej se ishte Kendrick Lamar protagonisti absolut. Reperi që kishte hapur spektaklin në televizion me një miks të sukseseve të tij të fundit ishte i pari që mori çmimin Best Music Video për ‘Humble’ dhe i pari mes të vlerësuarve me çmime të pjesë së transmetuar në televizion me Best Rap/Song Performance, per “Loyalty” e kënduar së bashku me Rihannën.

Lista e plotë e fituesve të Grammy më poshtë:

Regjistrimi i Vitit
“24K MAGIC” – Bruno Mars

Albumi i Vitit
24K MAGIC – Bruno Mars

Kënga më e mirë e Vitit
“THAT’S WHAT I LIKE” – CHRISTOPHER BRODY BROWN, JAMES FAUNTLEROY, PHILIP LAWRENCE, BRUNO MARS, RAY CHARLES MCCULLOUGH II, JEREMY REEVES, RAY ROMULUS & JONATHAN YIP (Bruno Mars)

Artisti më i mirë i ri
Alessia Cara

Performanca më e mirë POP solo
“SHAPE OF YOU” – Ed Sheeran

Performanca më e mirë POP në grup
“FEEL IT STILL” – Portugal. THE MAN

Albumi më i mirë vokal POP
÷ (DIVIDE) – Ed Sheeran

Regjistrimi më i mirë DANCE
“TONITE” – LCD SOUNDSYSTEM

Albumi më i mirë DANCE/ELECTRIC
3-D THE CATALOGUE – Kraftwerk

Performanca më e mirë ROCK
“YOU WANT IT DARKER” – Leonard Cohen

Performanca më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – Bruno Mars

Performanca më e mirë tradicionale R&B
“REDBONE” – CHILDISH GAMBINO

Kënga më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – Bruno Mars

Albumi më i mirë URBAN
STARBOY – THE WEEKND

Albumi më i mirë R&B
24K MAGIC – Bruno Mars

Performanca më e mirë RAP
“HUMBLE.” – Kendrick Lamar

Bashkëpunimi më i mirë RAP
“LOYALTY.” – Kendrick Lamar FEAT. Rihanna

Kënga më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Albumi më i mirë RAP
DAMN. – Kendrick Lamar

Bashkëpunimi më i mirë për mediat vizuale
LA LA LAND – (Artistë të tjerë të ndryshëm)

Kënga më e mirë e realizuar për mediat vizuale
“HOW FAR I’LL GO” – AULI’I CRAVALHO

Producenti më i mirë i vitit, jo klasik
Greg Kurstin

Videoklipi më i mirë
“HUMBLE.” – Kendrick Lamar
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb