TIRANE- Gramoz Ruçi deklaron se Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit e arrestimin e Saimir Tahirit.

Ai tha se do të duhet të presim ditën e nesërme, përkatësisht orën 11:00, për të mësuar fatin e ish-ministrit të Brendshëm.

Sipas tij, “në respekt të interesit të publikut dhe për t’i dhënë fund dozës së spekulimit, më lejoni t’u njoftoj se sot më është paraqitur në orën 17:00 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndalimin e deputetit Tahiri. Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit kam urdhëruar që materialet e prokurorisë ti vihen në dispozicion edhe Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, po këto materiale ti vihen në dispozicion edhe deputetit Saimir Tahiri”.

Ruçi tha se “brenda ditës së nesërme, ora 11.00, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: