Pas mbylljes së seancës së parë plenare të Kuvendit të ri, e cila zgjati pak minuta, në seancën që do nisë në orën 18:00 pritet votimi i Gramoz Ruçit, si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

PD e ka thënë tashmë fjalën e saj, me votën kundër Rucit. Kundër është shprehur edhe LSI-ja.
Sot në një prononcim për TCH, deputeti demokrat Edi Paloka ka treguar planin e PD për seancën kur do të votohet Ruçi.

Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet:

“Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t’i bashkohemi protestës së të përndjekurve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb