FIER- Kur pritet një ripërtëritje e kontratës mes dy forcave qeverisëse PS dhe LSI, deklarata të forta vijnë nga një prej figurave më të rëndësishme të së majtës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka qenë në Fier, ku ka shpërndarë leje legalizimi për banorët e Libofshës.

Ruçi ka deklaruar prerazi se PS do të futet në zgjedhje si forcë fitimtare me apo pa LSI, raporton “BalkanWeb”.

“PS e vendosur të futet në zgjedhje. Me ose pa LSI, PS është e vendosur të futet në zgjedhje si forcë fitimtare. Nuk është vendosur ende nga LSI se çfarë do të bëhet në zgjedhjet e qershorit. PS ka shprehur vullnetin për të vazhduar me aleatët për zgjedhjet e 18 qershorit”, tha Ruçi, duke i lënë kështu LSI-së përgjegjësinë për vendimin.

Lidhur me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Ruçi kujtoi ndërkombëtarët.

“Opozita e ka marrë përgjigjen për mospjesëmarrjen në zgjedhje, si nga ne ashtu edhe nga SHBA apo dhe Kancelaria Gjermane”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, shkruan “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: