GRAMSH – Një aksident automobilistik me pasojë 1 të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Çekrez të Gramshit.  Rreth ores 07:00 te mengjersit një “Fuoristrada” me targa AA 643 CK, që lëvizte me shpejtësi të madhe, është përplasur me një autobus me 24 mësues në aksin Skënderbegas – Sult.

Gazetari Fatmir Popja njoftoi se, si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur pasagjeri i Fuoristrades, Hysen Braçja, 55 vjeç. Njëkohësisht, 11 persona nga autobusi, kryesisht mësues u plagosën lehtë. Pasi u dërguan në spital, mësohet se ata jashtë rrezikut për jetën dhe do t’i drejtohen qendrave të punës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve: shoferin e autobusit, një 60-vjeçar dhe atë të Fuoristrades, rreth 35 vjeç.
Vijojne hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb