Mbrëmjen e së hënës u organizua në Milano “Gran Gala del Calcio”, e cila dhuroi çmimet për më të mirët e Seria A për vitin 2017. Si futbollisti i vitit në Serie A u zgjodh Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit.

Çmim të rëndësishëm mori edhe trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, i cili u zgjodh më i miri i vitit. Arbitri më i mirë i vitit 2017 u zgjodh, Nicola Rizzoli, kurse ekipi i preferuar, Juventusi. Ndërsa formacioni më i mirë dominohet nga Juventusi me shtatë lojtarë, tre Napoli dhe një Roma.
4-3-3: Buffon; Bonucci (tani Milan), Alex Sandro, Dani Alves (tani Psg), Koulibaly; Hamsik, Nainggolan, Pjanic; Dybala, Higuain dhe Mertens.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb