Qeveria maqedonase shpreh keqardhje për vendimin e presidenti, Gjorge Ivanov për të mos e nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Me këtë rast duam që edhe njëherë të theksojmë se të gjitha pjesët e zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës. Me këtë ligj e avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni. Motivi për sjelljen e këtij ligji është kujdesi për të gjithë qytetarët, me ë cilët ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu ajo shkruan se: Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar në politika të cilat e ndërtojnë Maqedoninë si shtet i qytetarëve në të cilin jetojnë: maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, rom, boshnjak, ndërsa politikat për përdorimin e gjuhëve do të pasqyrohen sipas nevojave të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb