Dhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian, ku këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Kombëtarja jonë. Mesa duket djemtë kuqezi kanë kaluar disa ditë të fundit me familjen e tyre para largimit për në Francë.

Si rrallë ndonjëherë ata kanë prezantuar para ndjekësve të shumtë edhe partneret e tyre. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka qenë në Milano së bashku me bashkëshorten e tij, Pranverën. Çifti ka qenë i shoqëruar së bashku me familjen duke shijuar disa ditë relaksi përpara ndeshjeve të rëndësishme që i presin.

Arlindi dhe Pranvera kanë gati një vit të martuar dhe që prej asaj dite, çifti shihet kudo bashkë. Nga ana tjetër edhe Odise Roshi ka kaluar disa momente pushimi me partneren e tij. Futbollisti ynë ka festuar në shoqërinë e të dashurës së tij edhe ditëlindjen e 25-të, ku natyrisht dhuratën më të bukur e ka marrë nga brunia simpatike që ka në krah.

Dhe Berat Gjimshiti po vijon një histori të bukur dashurie me partneren serbe. Por edhe pse shumë i ri në moshë Berat Gjimshiti ka në krah një të dashur shumë simpatike, e cila quhet Alisa Menkovic. Sigurisht që një djali 1,90 metra të gjatë do ti shkonte një superemër në krah. Ajo është serbe, por jeton në Zyrih, ku dhe po kalojnë ditët e fundit para fillimit të kampionatit.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: