Ndonëse konsiderohen si gjinia më e fortë, kur flitet për jetëgjatësinë, meshkujt jetojnë më pak se femrat.

Shkencëtarët thonë se e kanë gjetur arsyen për këtë fenomen. Sipas tyre humbja e kromozomit Y, mund të jetë shkaku i jetës së shkurtër tek meshkujt.

I gjendur vetëm tek gjinia mashkullore, kromozomi Y përmban ADN-në që i bën meshkujt të jenë të tillë, dhe është prezent thuajse në çdo qelizë të trupit.

Por tek disa meshkuj, me kalimin e viteve ai nis të zhduket nga disa qeliza të gjakut.

Studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se zhdukja e këtij kromozomi tek meshkujt bën që ata të vdesin në moshë më të re, dhe të vuajnë nga disa lloje të ndryshme kanceri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: