TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një protestë të pazakontë mëngjesin e sotëm, duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Në fakt kanë qenë përfaqësueset gra të Aleancës Kuq e Zi që kanë rrethuar zyrat e punës me të brendshme burrash si shenjë proteste ndaj skandalit të ashtuquajtur “Shukriu”.

Ato kanë deklaruar se qeveria punëson vetëm vajza e të bukura dhe se qeveritarët nuk shohin CV-në por kërkojnë seks.

“Qeveria punëson vetëm vajza të bukura në administratë. Asnjë grua mbi 40 vjeç nuk punësohet nga CV-ja. Qeveritarët nuk lexojnë CV-në por kërkojnë seks. Të rrezojmë qeveritarët brekëgrisur dhe milioner. Vajzat shqiptare viktima të qeveritarëve”, kanë thënë ato.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: