Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie shprehet shumë optimist për të ardhmen e Kosovës sa i takon dialogut me Serbinë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një postim në ‘Twitter’, Delawie shkruan se Federica Mogherini dhe presidentët Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, do të vazhdojnë punën e tyre në fazën gjithëpërfshirëse të normalizimit në dialogun Beograd-Prishtinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: