GREQI-Kryeministri grek, Aleksis Cipras, kërkon një tjetër reduktim të borxhit shtetëror dhe lehtësim të atyre që i quan masa shtrënguese të diktuara nga Gjermania.

Në një intervistë për gazetën athinase “Realnews” të publikuar sot, kryeministri i majtë kritikoi Berlinin se funksionon si një lloj banke kursimesh evropiane dhe se po krijon teprica eksesive ndërkohë që Evropa jugore vuan nga një rekor papunësie.

“Nëse vazhdojmë kështu, ne do të shohim shumë shpejt rezultate shumë shqetësuese në zgjedhjet dhe referendumet e ardhshme nëpër Evropë”, deklaroi Cipras.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: