ATHINË– Komisioneri europian për çështjet e migracionit, Dimitris Avramopoulos mohoi sot çdo përfshirje në një rast të dyshuar korrupsioni që shënjestron grupin farmaceutik zviceran “Novartis” në Greqi, duke denoncuar rastin si një ‘’makinacion’’.

“Kjo çështje nuk më prek në asnjë rast’’, u shpreh Avramopoulos gjatë një konference shtypi në Athinë, cituar nga agjencia greke e lajmeve Anna.

Ai u shpreh se ishte një shpifje e trishtë dhe e pavërtetë me dëshmitarë të rremë të paguar, duke iu referuar kryesisht tre dëshmitarëve të paraqitur në këtë çështje.

Gjykata greke nisi të hënën procedimet penale me akuzën për korrupsion ndaj një drejtuesi në Greqi të gjigantit farmaceutik zviceran, “Novartis’’ dhe ia përcolli rastin Parlamentit në lidhje me dyshimin e përfshirjes së dy ish-kryeministrave dhe tetë ish-ministrave mes vitit 2006 dhe fillimit të 2015, përpara ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale të majtë të Aleksis Cipras./Atsh
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb