Një tërmet me magnitudë 4,0 ballë sipas shkallës Richter goditi sot ishullin Zakinthos, sipas Institutit grek të Gjeodinamikës dhe Observatorit Kombëtar të Athinës.

Tërmeti e goditi ishullin në orën 11:00, 32 kilometra në jug të Zakinthos, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: