Shtëpia e ministrit grek të Shtetit, Alekos Flamburaris, është sulmuar nga disa qytetarë me bomba “Molotov” paraditen e së shtunës.


Sipas mediave vendasve nga sulmet është djegur shtëpia e ministrit dhe dy makinat e tij të parkuara në oborrin.

Flamburaris njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Aleksis Cipras.

Në Greqi ka shpërthyer një valë e re zemërimi ndaj qeverisë si pasojë e zbatimit të masave shtrënguese që synojnë uljen e pensioneve dhe rritjen e kontributev.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb