Greqia hodhi sot në treg bono thesari, me afat shtatëvjeçar maturimi, për herë të parë që prej 2010-ës, për të përgatitur rikthimin e saj në tregje, parashikuar në muajin gusht, theksoi Ministria greke e Financave.

Operacioni, parashikuar më herët, por pezulluar për shkak të turbulencave që kanë prekur bursat botërore në fillim të javës, është rreth tre miliardë euro, sipas një burimi të afërt me çështjen.

Rezultati do të njoftohet në orët e pasdites, sipas këtij burimi, që theksoi se kishte pasur shumë iteresa nga tregu për këtë operacion, shkruan ata.

Ky operacion parashikon të pasurojë rezervën që vendi duhet të krijojë për të parandaluar çdo vështirësi kur do t’i duhet të vetëfinancohet sërish në tregje.

Operacioni është drejtuar nga bankat Barclays, BNP Paribas, Citi, J.P. Morgan dhe Nomura.
Një maturim shtatëvjeçar (2025) mundëson mbushjen e një boshllëku mes dy maturimeve ekzistuese të borxhit grek, 2023 dhe 2028.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: