NGA ANILA JOLE
ATHINE-Qeveria greke iu ka dërguar sot ministrave të financave të Eurogrupit listën me reformat e propozuara, ku përfshihen: Programi i prezantuar në shtator 2014 në Selanik, i cili ka të bëjë me përballimin e krizës humanitare, me ristartimin e ekonomisë reale, me rregullimin e detyrimeve të pashlyera, kreditë e këqija si dhe ndalimin e nxjerrjes në ankand të banesave të para. Në listë përfshihen gjithë reformat strukturore të qeverisë greke si sistemi i drejtë tatimor, lufta ndaj evazionit fiskal, lufta ndaj korrupsionit, kontrabandës në karburante dhe duhan, riorganizimi i sektorit publik dhe reduktim i burokracisë.

“Sipas opinionit të Komisionit, kjo listë është mjaft gjithëpërfshirëse për të qenë një fillim i mbarë për një shqyrtim të suksesshëm bëri të ditur një burim i afërt me Komisionin Evropian për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: