Qeveria greke ka hedhur poshtë propozimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të shkëmbyer dy ushtarë grekë për tetë trupa turq që kanë ikur në Greqi në vitin 2016.

Qeveria në Athinë ka njoftuar se ka mirëpritur “aspektin pozitiv të deklaratës presidenciale turke” mbi shkëmbimin e ushtarëve, por se “deklarata të tilla nuk janë të pranueshme”.

Siç thuhet, gjykata greke refuzoi të dorëzojë trupat turke në atë vend, duke vlerësuar se nuk do të kishin një gjykim të drejtë, transmeton KosovaPress.

Erdogan në një intervistë përmendi idenë e shkëmbimit të ushtarëve, duke thënë se nëse Greqia dëshiron ushtarët e saj, ajo duhet të kthejë ushtarët turq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb