Në prag të samitit të sotëm të Turqisë me Bashkimin Evropian (BE) për çështjen e migrantëve, Greqia ka këmbëngulur që në këtë takim të caktohen sanksione për vendet anëtare që në mënyrë të njëanshme kanë vendosur për mbylljen e kufijve të tyre për hyrjen e refugjatëve, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Vicas, i cili udhëheq grupin e punës për refugjatët, deklaroi sot se Evropa nuk duhet të ketë në gjirin e saj “shtete-kala”.

Athina zyrtare ka kritikuar disa herë Austrinë për shkak të kufizimit të numrit të refugjatëve.

Kjo ka sjellë grumbullimin e rreth 460 mijë refugjatëve në Greqi. Nga ky numër, rreth 14 mijë refugjatë aktualisht janë vendosur në Idomeni, në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: