Programi i njohur investigativo-satirik  italian “Le Iene” mbrëmjen e djeshme preku problematikën që ndodh ndodh në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë për çamët.

Me një kërkesë të nuses së djalit të Avdulit, “Le Iene” udhëtoi drejt Shqipërisë, që ai të mund të realizonte ëndrrën e tij të madhe, të vizitonte edhe një herë para se të vdesë shtëpinë ku ka lindur.

Gazetari italian udhëton për në Shqipëri, ku takohet me të moshurarin e fshatit Varfanj i cili është   dëbuar 73 vite më parë nga ai që sot grekët e quajnë Parapotamos.

“Mund të duket çmenduri, por formalisht sot, Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë. Në thelb, kjo gjendje e bën të pamundur për këdo që të kërkojë të drejtën e pronësisë,” tha gazetari.

Me kamerën e fshehtë  gazetari i “Le Iene” udhëton drejt doganës së Qafë-Botës bashkë me Sulejmanin. Doganierët grekë nuk lejon të kalojë Sulejmanin me pasaportën që ka.

“Greqia nuk e njeh këtë pasaportë. Problemi është që Greqia nuk njeh emrin që ndodhet në këtë pasaportë”, i përgjigjet doganieri grek, duke e kthyer pas.

“Problemi është që për grekët ky vend nuk ekziston, ose më saktë, ekziston por quhet Parapotamos dhe meqë në pasaportën e Sulejmanit është me emrin shqiptar, e quan dokumentin të pavlerë dhe nuk e lejon që të hyjë në Greqi”, thotë gazetari i “Le Iene”.

Tani, për ta provuar hyrjen me një tjetër mënyrë, gazetari italian merr Sulejmanin në Itali, dhe më pas nga andej nisen me traget drejt Greqisë. Ata kalojnë pa kontrolle dhe shkojnë me lehtësi drejt Varfanjit ose Parapotamosit sic e njohin grekët. Të dy më pas  nisen drejt shtëpisë së vendlindjes së Sulejmanit.

Në këtë moment dy persona të veshur civilë u afrohen dhe me gjuhë kërcënuese i kërkojnë operatorit që të mos filmojë dhe më pas u sekuestrojnë dokumentet e identifikimit e u kërkojnë që t’i shoqërojnë për në stacionin e policisë.

Brenda stacionit të policisë grupi italian i xhirimit mundi të sigurojë një inçizim audio, nga ku iu komunikua që të largohen menjëherë drejt kufirit me Shqipërinë pa asnjë ndalesë rrugës.

Por urdhëri u shkel nga grupi i “Le Iene” që gjatë rrugës bën një kthesë të fundit drejt Varfanjit. Avdyli me fjalët “tani mund të vdes i qetë”, u largua pasi pa për herë të fundit banesën e tij.

Videon mund ta shihni këtu: https://www.iene.mediaset.it/video/ritornare-a-casa-dopo-73-anni_12536.shtml

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: