TIRANE – Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu është paraqitur dje në ambientet e Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë për të bërë një ultrakorten, për shkak të pickimit nga një grerëz.

Gazeta “Shëndeti +” shkruan se deputetja Bregu ka shkuar me “mik” në këtë Poliklinikë, duke shkelur sistemin e referimit. Mirëpo, pavarësisht dëshirës së mirë për t’i shërbyer, Bregu ka hasur në një incident të pakëndshëm. Nuk ka pasur ultraktorten.

Një mungesë e tillë i është dukur skandaloze deputetes, e cila mësohet se është ankuar deri tek ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka reaguar menjëherë.

E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, drejtuesja e kësaj Poliklinike, Valdete Malaj shprehet se ultrakorten ka pasur, por nuk ka qenë i ekspozuar.

“Ultrakorteni ka qenë në Poliklinikë. Madje ne e kemi të shpërndarë në të gjitha shërbimet, te alergologjia, urgjenca, infektivi. Në momentin kur deputetja është paraqitur, nuk ka pasur ultrakorten të ekspozuar, sepse sa i është injektuar një pacienti tjetër. Por ka pasur në çantën e urgjencës. Shërbimi i është dhënë me shumë korrektesë. Dhe vetë deputetja është larguar shumë e kënaqur” – është shprehur Malaj për “Shëndet+”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: