Këngëtarja Greta Koçi ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të me një festë jo pak të vogël ku mblodhi plotë artistë të tjerë. Greta mbushi 25 vjeç, plot çerek shekulli dhe këtë ditë të shënuar të jetës së saj vendosi ta ndajë me miq e kolegë të dashur të skenës në një festë të organizuar në një nga klubet e natës në kryeqytet.

Por ajo që kulmoi festimet e Gretës, ishte padyshim supriza nga kreu i opozitës Lulzim Basha por edhe nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha me partneren e tij. Kujtojmë se Greta ka qenë kandidate për kreun e FRPD.

Të ftuar ishin fytyrat më të dashura të ekranit si: Blendi Fevziu, Manjola Nallbani, Ermal Mamaqi, Irma e Eranda Libohova, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, Anxhela Peristeri, Samanta Karavella, Elgit Doda, Zaimina Vasjari, Juxhin Kurti, Xhensila Myrtezai e Besart Kallaku, Stine, Elona Balaj, Julian Deda dhe motra e saj bukuroshe, këngëtarja Eni Koçi…

Sigurisht nuk mund të mungonte i gjithë ekipi i “Dance With Me” ku Greta është konkurrente, duke nisur me regjisoren dhe producenten artistike Vera Grabocka, pronaren e “TV Klan” Alba Frangaj, anëtarët e jurisë Robert Aliaj, Valbona Selimllari dhe Albi Nako, kryeredaktorja e spektaklit Rozana Radi, konkurrentët Dj Vicky dhe Jessy, Renato Mekolli dhe Laura Nezha, Alban Ramosaj dhe Bora Zemani, Arnita Beqiraj dhe Besmir Bitraku, Xum Allushi dhe partneri i këngëtares Koçi, deputeti Nard Ndoka.

Të gjithë të ftuarit krahas urimeve kishin menduar edhe për dhuratat, disa kishin zgjedhur lulet, të tjerë bizhu me vlerë apo edhe veshje firmë… Por mes tyre, ajo që spikati ishte buqeta e kryetarit të Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, i cili në pamundësi dërgoi një buqetë të veçantë, në pusullën e të cilës shkruhej: “E dashur Greta, të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen, edhe 100 vjet të lumtura”… Por veç kryetarit Greta ka marrë një dhuratë edhe nga familja Berisha, më saktë çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, shkruan revista Who.

Atmosfera në festë arriti kulmin pak para mesnate kur ishte momenti i fryrjes së qirinjve të tortës… Miqtë i kishin përgatitur një surprizë, dy torta, njëra me qirinjtë ’25’ dhe tjetra me qirinjtë ’16’ dhe Greta sigurisht që zgjodhi këtë të fundit. Situata u nxeh edhe më shumë disa minuta më vonë kur muzika nuk njihte limit dhe kur këngët që luheshin ishin hite të disa prej protagonistëve të ftuar në festë… /Who/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: