Këngëtarja Greta Koçi ka festuar sot ditëlindjen dhe nëse dikush kishte dyshim për moshën e saj, nga sot mund ta shuajë kureshtjen. Greta i mbushi 25 vjeç.

Por vetë këngëtarja ka bërë një postim të çuditshëm duke mos i lënë më shkas ‘gojëve të liga’ të flasin për moshën e saj, megjithëse në sytë e publikut ka mbetur 16-vjeçarja e përjetshme.

Teksa ka falënderuar miqtë dhe fansat e saj për urimet, Greta Koçi ka shkruan në Instagram se ka mbushur sërish 16 vjeç.

“Sot mbusha serish 16 vjeç. Flm te gjithëve me zemër për qindra urimet tuaja. Përqafime, Greta”, ka shkruar Greta në Instagram.
Greta Insta

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: