Eros Grezda pas fitores që Kombëtarja arriti kundër Turqisë është shprehur se ndihet shumë i emocionuar. Futbollisti nga Gjakova golin e parë me fanellën kuqezi ia dedikoi babait të tij.

Grezda, fituat, si u ndjetë me grupin e ri dhe golin e parë me Kombëtaren

Mundëm një Turqi shumë të fortë me një lojtar më pak, dhamë shpirtin në fushë. Golin tim të parë ia dedikoj babait tim dhe jam shumë i lumtur që ky gol na solli fitoren.

Si ndjehesh pasi përflitet që mund të jeshë pjesë e një kampionati si “Seria A”

Më pëlqen që përflitet por ka kohë. Tani jam i përqendruar te Osijeku dhe dua të bëj sa më mirë aty. Ka kohë edhe për merkaton por tani jam i përqendruar në kampionatit kroat

Dediki për babain. Në fushë festuat me Panucci-n

Ishte një moment që nuk e kisha prit. Gjëja e për që më shkoi në mendje pas golit ishte të festojë me Panucci-n që po më priste më krahë hapur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb