TIRANE-Ditët e fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi për divorcin e Sekretares për Mar rëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma. Thashethemet flisnin se Grida dhe bashkëshorti i saj ishin në prag të padisë pranë Gjykatës. I pari që e përgënjeshtroi këtë lajm ishte Olti Curri. Nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, ai shfaqi disa foto, në të cilat familja dukej shumë e qetë në ambientet e një restoranti në Durrës. Megjithatë, nuk ka mjaftuar ky fakt për të shuar zërat që siguronin divorcin e çiftit. Ne të ‘Bluetooth’- it menduam të kontaktonim drejtpërsëdrejti me Gridën, e cila pranoi të flasë rreth kësaj çështjeje.

“Falënderoj familjen time për sakrificat që duhet të bëjë edhe duke dëgjuar këto shëmti”, ishin fjalët që tha sekretarja e selisë blu. Në këtë mënyrë, një prej figurave më të konsoliduara të politikës, mohon njëherë e mirë divorcin. Ajo gjen rastin për të konfirmuar edhe njëherë, se në familjen e saj gjithçka është në rregull dhe se historia e ndarjes është një shpifje. Historia e dashurisë së tyre 18- vjeçare nis që në kohën kur Duma ishte studente dhe Ilir Shqina pedagogu i saj. Fryt i kësaj martese është djali i tyre 9-vjeçar. Në daljet publike, Grida nuk harron pa përmendur historinë e dashurisë me Ilirin, duke e përshkruar si një lidhje shumë të fortë.

(a.n/bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: