Antoine Griezman është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në finalen e Botërorit si pasojë e golit të shënuar me penallti dhe krosit në golin që zhbllokoi rezultatin.

Pas ndeshjes 26-vjeçari që luan me Atletico Madrid u ka çuar një mesazh të qartë shokëve të skuadrës te “gjelat”: ‘Sonte do të fle unë me Kupën e Botës’.

Më poshtë deklarata e plotë e Griezman: “Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur.

“Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë. Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb