SHBA – Të gjithë e njohin grimierin shqiptar Mario Davidovic. Kjo falë punës së tij me yje botërore, mbi të gjitha me Kim Kardashianin. Këtë të fundit madje grimeri shqiptar e ka mësuar të flas disa fjalë shqipe.

Mario tashmë është përfshirë edhe në stafin e aktores amerikane, Eva Logoria, e cila do ta marrë me vetë grimierin shqiptarin sa herë që të këtë ndonjë projekt për filma.

“Faleminderit grimerit Mario dhe Michael për këtë përkujdesje të sotme! Këta të dyja janë të mrekullueshëm”, ka shkruar aktorja në llogarinë personale në Instagram teksa shihet përkrah dyshes.

Ndryshe, Eva aktualisht është duke punuar në xhirimet e filmit hollivudian “All-Star Ëeekend”, i cili pritet të dal në ekranet e mëdha të kinemave gjatë këtij viti.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb