Mario Dedivanovic u bë i njohur për shqiptarët si kurues i grimit të Kim Kardashian dhe e pranoi publikisht se është shqiptar.

Ai ka vite që punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku personalisht kujdeset për pamjen e Kim Kardashian dhe me shumë yjeve të tjera ndërkombëtarë.

anita-1-1

Ditë më parë ai bëri të ditur se ka shkuar për pushime në plazhet e Malit të Zi.
Por, sot në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe teksa artisti po shoqërohet me një bukuroshe.

anita-2

Bëhet e ditur se edhe ajo ështe grimiere dhe vjen nga Kosova. Anita Haliti është bukuroshja në krah të Marios ndërsa dyshohet se kanë disa kohë në lidhje, shkruan tg.

anita-3

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb