Është luajtur sot sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit. Pavarësisht rasteve të shumta të të dyja palëve në fund 90 minutat e para janë mbyllur me shifrat e bardha 0-0.

Në pjesën e parë spikati Donjet Shkodra i Kukësit me disa goditje nga jashtë zone, ndërsa edhe kurbinasit menduan t’u kundërpërgjigjeshin. Minutat e fundit në këtë fraksion lojë u shoqëruan me tension si pasojë e një përplasje mes Shtubinës dhe kapitenit të verilindorëve, Musollit.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Pacult tentoi ta fitonte ndeshjen, por portieri i kurbinasve, Vata, tregoi të gjithë potencialin. Verilindorët në një moment e gjetën edhe golin, por gjyqtari i takimit e anuloi për një faull në sulm.

Me këtë rezultat mbetet gjithçka e hapur për përballjen e dytë e cila do të luhet në “Zeqir Ymeri” me datë 18 prill.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb