KAVAJE – Kryetari i Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Këtë e bëri të ditur vetë Daja nëpërmjet një statusi në Facebook. Ai njofton se “fill pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste të Kavajë, ku u propozuan 6 kandidatë për Kryetar Bashkie, një ndër ta ishte dhe bashkëshortja e tij, Silvana Daja.

Statusi i plotë

“Miq, sapo mbaroi mbledhja e Asamblese Socialiste te Kavajes ku u propozuan 6 kandidate per Kryetar Bashkie nje nder te cilat edhe bashkeshortja ime Silvana Daja. Nisur nga ky propozim per te mos ndikuar jam i detyruar te dorehiqem nga detyra e Kryetarit te Partise Socialiste Kavaje. Dua te falenderoj perzemersisht te gjithe mbeshtetesit ne Kavaje, Golem, Synej, Luz i Vogel dhe Helmas. Gjithashtu nje falenderim per cdo fresshist, student, maturant, per cdo grua dhe cdo profesionist qe ka bere te mundur qe Ps ne Kavaje sot te jete nje parti me e mire. Bashke tani do jemi akoma me te forte. Ne 7 maj dhe ne 18 qershor do korrim fitore spektakolare sic e do zakoni

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb