Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Gruaja nga fshati Klos i qan hallin: “Kam 1 vit në qiell të hapur”. Rama i jep një mesazh live kryebashkiakut

gruaja nga klosi

RRESHEN– Një banore e fshatit Klos në Komunë Fan i ka shprehur shqetësimin e saj kryeministrit Rama, pasi banesa e saj është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Gjatë një bashkëbisedimi që kryeministri Rama ka zhvilluar më banorët në Rrëshen në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes me qytetarët, gruaja nga Klosi tha se pavarësisht kërkesave të saj të vazhduara, askush nuk i ka shkuar për ndihmë.

“Unë jam një banore e fshatit Klos, komuna Fan. Kam dashur që të vish në shtëpinë time, e të shohësh nga afër hallin që kam. Por unë kam ardhur sot këtu vetëm për ty. Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim. Kam një vit që jetoj një qiell të hapur. Rrëshqitjet e dherave më kanë dëmtuar shtëpinë. Kam kërkuar ndihmë, kam bërë kërkesa, letra, por nuk di se ku treten. Falënderoj vetëm ato të Emergjencës Civile që kanë ardhur. E kam ngritur shqetësimin tim edhe në “News24”. Por sot kam ardhur këtu vetëm për ju zoti Rama”, u shpreh gruaja nga fshati Klos.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeministrit Rama i cili i ka premtuar se shumë shpejt do të shkojë në shtëpinë e saj për të parë nga afër situatën.

Rama: Meqë ti erdhe deri këtu, edhe unë do të vij në shtëpinë tënde.

Zonja: Po nuk vjen dot, se nuk kalohet.

Rama:
Aty ku kalon ti, do kaloj dhe unë. Do vij bashkë me kryetarin e bashkisë.

Sakaq ai i ka dhënë një mesazh live edhe kryetarit të Bashkisë së Mirditës, i cili ka ndërhyrë në një moment duke thënë se problemi i zonjës kishte të bënte me “rrëshqitjen e dherave”.

“Zonja është në rregull. Nuk ka rrëshqit zonja, kam hall mos rrëshqet ti (kryetarit të bashkisë së Mirditës)”.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 2 )