Një video e rëndë është publikuar ditën e sotme nga JOQ.al. Një qytetarë ka dërguar një video të filmuar në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku një nënë shihet teksa shtrin në tokë fëmijën e saj të mitur dhe më pas e godet me shpulla.

Të qarat e fëmijës të rrëqethin mishin, e megjithatë edhe njerëzit pranë tregohen indiferentë.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërkohë që nuk dihen arsyet që e kanë çuar nënën të rrahë djalin e saj në mes të kryeqytetit.

Megjithatë, për çfarëdo lloj arsye, e pafalshme ajo që kjo nënë ka bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb