TIRANE – Pasi mbaroi komunikimin me gazetarët, pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj është ndalur në rrugë nga një grua, e cila e ka vënë disi në siklet me pyetjet e saj.

Gruaja: Një pyetje, jam nëna jote në moshë. Me çfarë ushqeheni? Më habit një gjë: që kur bëheni deputet shëndosheni, bëheni kaq. Hallet e popullit ju shëndoshin? Apo ju dobësojnë?
Fatmir Xhafaj: Frutat e stinës, kanë dalë frutat tani.
Gruaja: Por vetëm për juve veprojnë…

Në fund deputeti ka buzëqeshur dhe pasi e ka përqafuar gruan është larguar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: