SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një intervistë në televizionin Sitel theksoi se nuk ka në plan që të jap dorëheqje pasi mandatin e ka marrë vetëm para një viti kur populli ia ka dhënë besimin.
“Nuk e kam në plan që të jap dorëheqje, e as që të pranoj qeveri teknike. E kam për obligim që të përballem me atë që po e bën Zaev, të përballem me të dhe të gjej zgjidhje që Maqedonia të ecë para. Dhe do të ecë para. Zaevi pesë herë më tregoi se materialet i ka marr nga shërbimet e huaja, domethënë është i vetëdijshëm se dikush prej jashtë po e përgatit këtë skenar”, ka thënë Gruevski.

Sipas tij, tërheqja do të ishte një akt qyqar. Gruevski shtoi se Maqedonia nuk mund të sulmohet. “Unë të tërhiqem do të ishte një akt qyqar, unë do të përballem me sulmin ndaj nesh dhe bashkërisht me popullin të tregojmë se Maqedonia nuk mundet që në këtë mënyrë të sulmohet, Maqedonia ka treguar dhe do të tregoj forcë”, tha Gruevski, transmeton zhurnal.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: