MAQEDONI– Lideri iVMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, thotë se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre.
Në një intervistë në “Alsat-m” Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.
Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar popullatën. Ai në këtë emision flet edhe për Ligjin për përdorimin e Gjuhëve.
(BalkanWeb)