SHKUP-Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski deklaroi se kishte pranuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të stabilizimit të shtetit dhe për të mos vazhduar agonia e vendit të vogël ballkanik deri në vitin 2018, me përhapjen e urrejtjes, me grindjen mes qytetarëve, krijimin e pasigurisë, frikës mes njerëzve, mes investitorëve, bashkësisë së biznesit dhe te kompanive që hapin vende të reja pune.

“Për mua shumë më i rëndësishëm është stabiliteti i shtetit, stabiliteti dhe siguria e qytetarëve, siguria në biznes dhe siguria në hapjen e vendeve të reja të punës. Me reagimin tonë treguam edhe siguri në qëndrimet e qytetarëve në drejtim të përkrahjes sonë, në përkrahje të politikave tona, reformave, projekteve të cilat i premtojmë dhe realizojmë, në rritjen e rrogave, pensioneve, ndihmës sociale, hapjen e mijëra vendeve të reja të punës, si asnjëherë deri tani, tërheqjen e kompanive të reja nga vendi dhe nga vendet e huaja, përkrahje për bujqit, investime në shëndetësi, në arsim dhe në të gjitha sferat tjera”, tha Gruevski në një deklaratë për televizionin ”Sitell”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: