SHKUP- Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, ka shkruar se një qeveri e cila zbaton Deklaratën e Tiranës nuk mund të jetë qeveri reformuese por anti-shtetërore.

“Fakti që edhe me mbështetjen e VMRO-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng e platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe disave nga udhëheqësia e LSDM-së, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre dhe ikje nga rastet ku ata janë të dyshuar”, shkruan Nikolla Gruevski në ‘Facebook’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: