Shqipëria ka lënë pas humbjen në miqësoren ndaj Norvegjisë, dhe tashmë është duke menduar për grumbullimin e ardhshëm. Plot 2 muaj më vonë, më 26 maj, Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një tjetër grumbullim kësaj here në Zvicër.

Pas 3 ditësh përgatitje skuadra e Panuçit do të zhvillojë testin e parë miqësor. Kundërshtari për këtë test miqësor nuk është gjetur ende, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është duke biseduar me disa federata të tjera, për të caktuar një test miqësor në datën 29 maj.

Pas miqësores në 29 maj, kuqezinjtë do të zhvillojnë një test tjetër ndaj Ukrainës. Kjo përballje është planifikuar të zhvillohet në 2 qershor. Kujtojmë që me kombëtaren që tashmë drejtohet nga Shevçenko, Shqipëria është përballur së fundmi në takimin e zhvilluar në Bergamo të Italisë më 3 qershor të vitit 2016, ku skuadra ukrainase triumfoi me rezultatin 1-3.

https://www.youtube.com/watch?v=dxFWOkCKOd0

Panoramasport:  http://www.panorama.com.al/sport/grumbullimi-i-radhes-ne-zvicer-mesohet-kundeshtari-i-shqiperise-per-miqesoren-e-2-qershorit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: