Janë luajtur sot ndeshjet e para të turit të parë të Grupit B në Kupën e Shqipërisë ku skuadrat pretendente nuk e kanë patur të vështirë të marrin fitore.

Partizani sfidën kundër Naftëtarit e ka nisur në malore pasi vendasit kaluan të parët në avantazh me gol të Nallbati në minutën e 12-të. Reagimi i të kuqve të cilët e nisën me humbje “Superligën” duke u mundur nga Laçi 0-2 nuk ka vonuar. Sulmuesi kamerunas Xhixhua barazoi shifrat 7-të minuta më pas, ekzaktësisht në të 19-ën.

Pak para përfundimit të pjesës së parë ishte mbrojtësi Renato Malota që dërgoi të kuqtë në avantazh në dhomat e zhveshjes. Më pas në pjesën e dytë Edgar Çani realizoi golin e parë me fanellën e Partizanit duke dërguar shifrat në 1-3. Ndërsa Herrera 5-së minuta më pas i dha goditjen e radhës Naftëtarit të cilën e pasoi Xhixhua në minutën e 72-të me golin e dytë personal. Vendasit në të 80-ën shkurtuan diferencat në 2-5 me anët të Kajas para se Batha të siglonte shifrat përfundimtare 2-6 në minutën e 85-të pas një goli me 11-metërsh.

Sfidë interesante e këtij Grupi ishte edhe Dinamo-Luftëtari ku të gjithë sportdashësit patën mundësi të shijonin një duel të munguar të “Superligës”. Takimi në përfundim të 90-të minutave iu ka buzëqeshur vlonjatëve me rezultatin 0-2 falë golave të Hoxhaj dhe Neziraj.

Të gjitha rezultatet e Grupit B

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I PARË – GRUPI B

Naftëtari – Partizani 2-6

Nallbati 12′, Kajo 80′ / Xhixhiua 19′, 72′, Malota 44′, Çani 60′, Herrera 65′, Batha 85′ (11-m)

LIVE | Dinamo – Flamurtari 0-2

Hoxhaj 49′, Neziraj 67′

Turbina – Korabi 3-2

Baku 29′, Gorxha 36′, Peqini 55′ / Turhani 7′, Murrja 17′

Apolonia – Lushnja 1-1

Krasniqi 82′ / Pepa 12′

E ndërprerë | Tomori – Bylis 0-1

Limaj 58′

LIVE | Shkumbini – Pogradeci 0-2

Çekiçi 5′, Kame 77′

LIVE | Elbasani – Luftëtari 0-3

Janku 39′, Zogaj 43′, Nunjez 83′

U luajt në orën 13:00

Sopoti – Laçi 0-12

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb