SHKODËR – Pas operacionit të forcave RENEA për të neutralizuar kokat e një grupi kriminal që ishin kthyer në tmerrin e qytetit të Shkodrës me gjobat që i vinin bizneseve janë vënë në pranga 7 persona. Të arrestuarit janë Muhamed Lici, Abedin Iliaz Bajraktari, Denis Zaim Suktina, Besmir Merzuk Domnori, Gezim Ragip Vajushi,  Fatmir Vehbi Dibra dhe minoreni G.S.

bw

Më herët RENEA arrestoi dy prej tyre, të cilët thuhet se ishin dhe kokat e grupit, ata që jepnin urdhra për gjobëvëniet.

Tv News 24 dhe BalkanWeb kanë siguruar videon e momentit kur RENEA ndërhyn në një lokal në Shirokë. Mësohet se në pranga ka rënë Muhamed Lici, një emër i njohur për policinë dhe me precedentë penalë në të kaluarën.

RENEA bën me dije se këta persona iu vinin gjoba në formën e pagesave mujore bizneseve kryesisht në tregun Zdrale, në të kundërt i kërcënonin në forma të ndryshme.

Video në fjalë është siguruar nga një dëshmitar në një nga lokalet më të populluar të zonës. Klientët rastësorë janë kapur në panik në momentin që specialët kanë ndërhyrë për të shtrirë në tokë dy personat e rrezikshëm të grupit kriminal, duke mos iu dhënë atyre mundësi të kundërpërgjigjeshin.

Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i merrnin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin.

Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017, siç bën me dije prokuroria.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb