TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk e ka dhënë ende pëlqimin apo kundërshtimin e tij për kandidaturën e propozuar nga Presidenti Nishani për Guvernator të ri, madje as në mbledhjen e sotme duket se nuk është diskutuar për të.

Por menjëherë pasi përfundoi mbledhja e grupit, deputeti Ervin Bushati nuk nguroi të shprehë mendimin e tij në lidhje me kandidaturën e Genti Sejkos. Sipas Bushatit, figura e Guvernatorit nuk duhet të jetë thjesht një person që vjen nga bankat, por një person që të promovojë ekonominë dhe që ka më shumë “background”, siç tha ai.

Jam i mendimit që duhet një person me një background me të mirë që kupton më mirë politikat monetare sidomos në periudhë ngërçi. Ekonomisë i duhen hapa të politikës monetare. Guvernatori të jetë një figurë përtej atyre që merren me bankat, figurë që promovon ekonominë”, tha ai.

Në komunikimin për media Bushati përshëndeti edhe krijimin e qeverisë së re të Kosovës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: