Grupi “One Direction” sapo u barazua me Beatles si grupi i vetëm me tre anëtarë që kanë arritur të përformojnë si solistë në SHBA.

Ata mund të jenë ndarë, por janë duke kryesuar akoma në tabelat e Billboard në SHBA.

Barazimi erdhi pasi Niall Horan kryesoi listat me debutimin e tij, Flicker, i cili shiti 152,000 kopje javën e kaluar.

Ai ndjek Harry Styles dhe Zayn Malik , duke barazuar rekordin e ”The Beatles”, i cili ka qëndruar si i tillë që nga viti 1971.

Pjesëtarët e tjerë të grupit, Louis Tomlinson dhe Liam Payne nuk kanë realizuar ende albumet e tyre solo, që do të thotë që mbase ata mund të arrijnë të kalojnë rekordin e ‘Fab Four’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: