Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Grusht barkut futbollistit serb, portieri i Luftëtarit nuk përmbahet nga nervat (Video)

racic

Kamza arriti të merrte sot fitoren e parë në kampionat kundër Luftëtarit me rezultatin 1-2 dhe kjo për shkak të një episodi të pazakontë. Portieri i Gjirokastrës, Aldo Mirako, është bërë protagonist në minutën e 92-të duke u shndërruar në një boksier.

Kamza fillimisht kishte marrë avantazhin në minutën e 16-të, por në të 32-ën kishte mbetur me 10 lojtarë. Vendasit barazuan shifrat në minutën e 63-të ç’ka solli që i gjithë ekipi të hidhej në sulm për të marrë 3 pikët. Për habi kjo nuk ndodhi dhe me kalimin e minutave tensioni u rrit tek Luftëtari.

Në minutën e 92-të portieri Aldo Mirako për habi godet me grusht në bark sulmuesin Stefan Raçiç. Serbi shtrihet në tokë dhe kjo situatë nuk i shpëton gjyqtarit i cili barazon forcat në fushë duke e ndëshkuar Mirakën me të kuqe dhe njëkohësisht duke akorduar penallti.

Nga 11-të metrat Raçiç nuk fal dhe i sjell fitoren e parë në kampionat Luftëtarit.

(e.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .