Tirana ka arritur të sigurojë çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë duke mundur Vllazninë në klasike me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Edhe pse sot skuadra bardheblu humbi me rezultatin minimal 1-0, arriti të kualifikohet falë fitores në përballejn e parë në “Selman Stërmasi” me shifrat 2-0.

Në fakt në përballejn e sotme Tirana rrezikoi jo pak pasi shkodranët në minutën e 59-t shënuan golin e parë duke i mbajtur në ankth bardheblutë. Duhet kujtuar se për gati 62 minuta të dy skuadrat luajtën me nga një lojtarë më pak për shkak të sherrit mes Hoxhallarit dhe Ardit Krymit që gjyqtari i ndëshkoi me të kuqe.

Golin e vetëm të ndeshjen e shënoi Arlind Kalaja por që për fatin e keq të shkodranëve nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar turnin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: