Ne si Organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dënojmë përsëri fuqishëm tentativën për grusht shteti që Organizata Terroriste Fetoiste (FETO) organizoi më 15 korrik 2016 në Turqi, në një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë.

Ne theksojmë se Organizata Terroriste Fetoiste (FETO), e cila ndërmori këtë tentativë të poshtër për të zhdukur rendin demokratik kushtetues duke përdorur armët dhe dhunën, përbën një kërcënim për çdo vend ku ajo ndodhet. Ne si Organizata të Shoqërisë Civile nënvizojmë se jemi pranë Turqisë dhe popullit mik turk përsa i përket eliminimit të kësaj organizate terroriste në çdo cep të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me këtë rast i lutemi Zotit që të prehen në paqe 250 martirët e demokracisë që humbën jetën gjatë tentativës së pabesë së FETO-s për grusht shteti, si dhe u shprehim mirënjohje veteranëve për mbrojtjen e demokracisë.

GRUPIMI I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE SHQIPTARE
NË SOLIDARITET ME DEMOKRACINË NË TURQI

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb