Në Angli trajnerët e skuadrave janë të bezdisur nga kompeticionet e shumta dhe zërat e parë për zhdukjen e njërit prej tyre janë shtuar kohët e fundit. Të mërkurën ekipet e “Premier League” si Manchester United, City, Chelsea, Arsenal e shumë të tjera luajtën takimet e para për “Carabao Cup” ose siç njihet ndryshe “EFL Cup” (Kupa e Ligës Angleze) duke shpenzuar shumë energji.

Kundër kësaj Kupe fillimisht doli Jose Mourinho e ndërsa tani, edhe pse për shumë kohë kundërshtarët më të mëdhenj të trajningut, Pep Guardiola ka dalë në mbështetje të portugezit duke u shprehur: “të gjithë do të ishim më mirë pa këtë veprimtari.”-raportojnë mediat angleze.

Guardiola aktivizoi futbollistë që nuk kishin qenë titullar në ndeshjet e para të Premier League, teksa skuadra e tij fitoi ndaj West Brom, 1-2. Për ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Crystal Palace do të rikthehen titullarët.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb