Lionel Messi nuk ka të krahasuar brenda fushës. Por gjithsesi ka nga ata që arrijnë ta krahasojnë me futbollistë të tjerë. Së fundmi argjentinasi është krahasuar me Mohamed Salah, autorin e një fillim sezoni të jashtëzakonshëm me fanellën e Liverpool, për të cilin ka shënuar plot 17 gola në 21 ndeshje në Premier League. Gjithsesi është e sigurtë që krahasimi nuk qëndron, nëse konsiderohet ajo që ka fituar Messi dhe prej sa vitesh “Pleshti” qëndron mbi tavanin e botës së futbollit.

Pikërisht për këtë çështje është ftuar në interpelancë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili në të kaluarën, te Barcelona ka drejtuar yllin argjentinas, Leo Messi, shkruan telesport. Në konferencë për shtyp, i pyetur në lidhje me krahasimin Messi-Salah, Guardiola deklaroi: “Kam shumë respekt për Salah. Por pikërisht sepse e respektoj shumë, dua ta ndihmoj duke i thënë që të evitojë krahasimet me atë djaloshin tjetër, Messi”.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb