Kina duket se është destinacioni i sigurt i Andrés Iniesta. Megjithatë, “manchego” mund të peshojë oferta të tjera dhe të ndryshojë vendimin, që mund ta ketë marrë për t’u larguar drejt Kinës. “Ekspozita” e tij në finalen e Kupës së Mbretit Sevilla e ka vënë atë në treg. Manchester City i Pep Guardiolës mund të ndërhyjë me ofertën për mesfushorin spanjoll.

Edhe Arsenali, nëse në fund nënshkruan me trajnerin e ri, Luis Enrique, si zëvendësues për Arsene Wenger, do të ishte, gjithashtu, i interesuar për Iniesta.  Negocimi me Kinën vjen nga një vit më parë. Nga goja e Iniestës nuk është dëgjuar jo mundësi, në fakt, edhe pse ka njoftuar se do ta komunikojë vendimin e tij pak më vonë, këtë muaj.

Por, të gjitha informatat kanë treguar se ai do të luajë në Superligën Kineze. Por, nëse në vend që të shkojë në Kinë, vendos të kalojë në Premier League dhe të kthehen nën urdhërat e Pep Guardiolës? Apo të shkojë me Luis Enrique, në rast se trajneri asturian nënshkruan me Arsenalin? A e shoqëron Neymar te PSG? A do të ishte e mundur? Të gjitha këto pyetje janë logjike të ngrihen në këtë moment.

Në rinovimin e tij të fundit me Barcelonën, Iniesta u pajtua me presidentin Bartomeu se ai do t’i jepte lehtësira për t’u larguar sa herë që donte. Manchester City dhe PSG janë në vëzhgim. Një tjetër gjë është nëse Iniesta vendos të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë, në Champions, apo jo. Guardiola do të jetë i lumtur që ta marrë yllin nga Fuentealbilla, kështu që do të tentojë ta bindë atë, për ta marrë në Premier League, shkruan telesport.

E vërteta është se Iniesta është një futbollist, i cili, pavarësisht 33 viteve që ka mbi supe, ka treguar se ende ka shumë futboll në “këpucët” e tij, mund ta udhëheqë ekipin ku luan drejt fitimit të titujve. Çdo klub nga të mëdhenjtë e Europës do të donte ta kishte gjeniun e La Liga-s në radhët e veta. Ku do të jetë me të vërtetë Andres Iniesta, pasi të përfaqësojë “La Roja” në Kupën e Botës së Rusisë, qershorin e ardhshëm? Përgjigjia me tërë këto të panjohura bëhet jashtëzakonisht e vështirë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: